Në prag të ndërrimit të moteve, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, vizitoi sot, siç tha ai, përfaqësuesit e tri shtyllave kryesore të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, Policinë e Kosovës, ekipet e emergjencës mjekësore dhe zjarrfikësit.
Në një atmosferë falënderimi dhe vlerësimi, Hoxhaj i cilësoi këta profesionistë si “superheronjtë tanë të përditshëm”, duke nënvizuar rëndësinë e punës dhe sakrificës së tyre, veçanërisht gjatë festave.
Postimi i tij i plotë:
“Ditën e fundvitit me Superheronjtë tanë 🌟! Në Suharekë sot pata nderin t’i takoj tri shtyllat kryesore të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, të cilët janë gjithnjë në shërbim të qytetarit, edhe në ditë festash. Pjesëtarët e Policisë 👮👮♂️, ekipet e emergjencës 👩⚕️👨⚕️ dhe zjarrfikësit 👩🚒👨🚒 i falenderova për guximin, sakrificën dhe profesionalizimin e tyre të jashtëzakonshëm! Respekt dhe mirënjohje e pafund për gjithçka që bëni! 🙏”, ka shkruar Hoxhaj, ku ka publikuar edhe një video nga vizitat.