Ish-kryediplomati dhe zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se mos-liberalizimi i vizave është i ndërtuar mbi paranoja dhe paragjykime. Ai ka thënë se udhërrëfyesi është mjerim politik dhe këtë gjë, thotë se ua ka thënë për shumë kohë kolegëve të BE-së.
“Mjegulla evropiane e krijuar për liberalizimin e vizave është një koncentrat hipokrizie dhe diskriminim i ndërtuar në paranoja dhe paragjykime! Disa herë Komisioni dhe Parlamenti Evropian nga viti 2018 kanë konfirmuar që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.”
“Çfarë dëgjoj dje dhe sot rreth ndonjë udhërrëfyesi të ri, është mjerim politik, gjë që ju kam thënë për shumë kohë kolegëve të mi evropianë!”, ka shkruar ai.