Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një takimi në selinë e partisë, i ka uruar mirëseardhje në AAK kolegut të tij shumëvjeçar, Enver Berisha nga Klina.
Kështu ka bërë të diturë vetë Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook. “I dëshirova mirëseardhje në shtëpinë e vet, kolegut tonë shumëvjeçar Enver Berisha”, ka shkruar Haradinaj.Ai ka thënë se AAK është e hapur për secilin që beson në orientimin e saj atdhetar.
“Aleanca është e hapur për secilin që beson në vizionin dhe orientimin e saj atdhetar. Kolegët nga komuna e Klinës, që janë shembull për qeverisjen lokale në vend, i falënderova për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm”, ka përfunduar Haradinaj.