Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj ka treguar përmes një njoftimi në Instagram se do ta organizojë Javën e Modës në Malin e Zi
Supermodelja shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj ka lajmëruar në Instagram se do të organizojë Javën e Modës në Mal të Zi dhe për këtë ajo i ka bashkuar forcat me një klinik atje në një fushatë kundër kancerit të gjirit.
Ajo ka shkruar se kjo do të jetë hera e parë në karrierën e saj që do të defilojë në një sfilatë mode në vendlindjen e saj në Malin e zi.
“Me shpresë që kjo ngjarje do të bëjë që të rritet përkujdesi dhe të edukohen gratë në Malin e Zi që ta detektojnë dhe ta parandalojnë këtë sëmundje”, ka shkruar ndër të tjera Eminja.