Eliza Hoxha, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, së fundmi i ka reaguar të gjithë atyre që i thonë se ajo duhet t’i kthehet muzikës pasi s’është për politikë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Eliza ka thënë që këta persona nuk e lëndojnë apo ofendojnë atë, shkruan lajmi.net.
“Shpesh, prej se kam hy në politikë, në paraqitjet e diskutimet e mia shoh plot njerëz që duke mos pas çka me thanë shprehen qysh duhna me marr mikrofonin e me k’nu se me demek s’je për këtë punë. Duke mendu me më ofendu me diçka që unë e zotëroj, e dua dhe e bëjë, thjeshtë as nuk më lëndoni e as nuk më ofendoni”, shkroi ajo.
Tutje deputetja i ka përshëndetur të gjithë ata me anë të këngës “Me lule t’bukura”, të kënduar në versionin e saj.
“Andaj krejt juve që doni me minimizu angazhimin tim të ri përmes punës tjetër e shkathtësive tjera që i kam… Thjeshtë po ju përshëndes me këtë kangë të bukur”, ka shtuar tutje Hoxha.