Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se çështja e Projektligjit për tërheqjen e Trustit Pensional nuk po bëhet e obligueshme dhe si e tillë duhet të votohet, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka adresuar kritika ndaj shefit të Qeverisë, Albin Kurti, i cili tha se qytetarët nuk janë ekspertë.
“Sot ky debat është për njerëzit që janë në mesin tonë dhe kanë nevojë për ne e dorën e shtetit, kanë nevojë që besimin që na e kanë dhënë ta shohin në të mirën e tyre të përgjithshme. Ju atribuuat qytetarëve qe nuk janë ekspert, dhe mua më kujtua letra e VV-së që duhet të punojmë me analfabetët funksional”, tha ajo.
“Nevoja për të përbuzur njëri-tjetrin është e pafalshme. Kjo nismë vjen si nevojë, e kemi të qartë që paratë na duhen edhe në moshën e tretë. Po ne nuk po flasim që t’u obligojmë qytetarët që ti marrin patjetër. Në pamundësinë qeverisjes si duhet ata ta kenë një mundësi ta zbusin krizën nga kriza e inflacioni”, tha ai.
“Të shpenzoni para për t’ju dhënë para lëmoshë qytetarëve dhe t’i thuash nuk mund t’i marrësh paratë e tua, mendoj se është problematike pak. Nëse neve këtu nuk jemi të denjë të ngritim çështje që janë brenda të qytetarëve, atëherë ne nuk jemi për atë punë, ndërsa kryeministri del e fol për krejt punët e mundshme”, tha ajo.