Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore sa i përket organizmit të zgjedhjeve në veri të vendit, ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënës i këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.
Në një deklarim për medie, pas shtyrës së mbledhjes së KQZ0së, ai ka sqaruar se e kanë miratuar Planin operacional dhe të gjithë planin e aktiviteteve zgjedhore.
Sipas tij, KQZ-ja mbetet e përkushtuar që t’i përmbushur detyrat e përcaktuara me Kushtetutë, por që i kanë parasysh sfida në këtë pjesë të vendit.
“Sa i përket përgatitjeve që është duke i zhvilluar KQZ, në fillim të muajit mars KQZ ka miratuar planin operacional dhe të gjithë planin e aktiviteteve zgjedhore”.
“Natyrisht kemi parasysh sfidat që e shoqërojnë këtë proces zgjedhor, si KQZ jemi të përkushtuar për t’i përmbushur detyrat tona zgjedhore. Planifikimet dhe përgatitjet janë duke u bërë në bazë të dinamikës që është paraparë me planin operacional”, tha ai.
Ai tha se në mbledhjen e radhës KQZ-ja do të miratoj edhe listën me qendrat e vend votimit, raporton EO..
“Sa i përket çështjes së qendrave të votimit, në mbledhjen e radhës KQZ-ja do të miratojë listën me qendra të votimit të cilat do të hapen në këto zgjedhje”, tha ai.
“KQZ është institucion që ka për detyrë Kushtetues të përgatisë një proces zgjedhore në aspektin teknik të zhvillimit të afateve të ndryshme që kanë të bëjnë me një proces zgjedhorë. Aq sa i takon KQZ ne jemi duke i kryer detyrat tona kushtetuese dhe ligjore”, tha ai.