Procesi zgjedhor për Kuvendin e Kosovës ka nisur pa asnjë vonesë, pasi të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orët e hershme të mëngjesit.
Kështu bëri të ditur përmes një konference për media, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Elezi përmes një konference për mëdia ka bërë të ditur se në 903 qendra janë gjithsej 2,533 vendvotime.
“Në orët e hershme të mëngjesit dhe me kohë janë shpërndarë materialet në të gjitha qendrat e votimit. Ju njoftojmë në 903 qendra, me gjithsej 2,533 vendvotime ka filluar procesi i votimit për Kuvendin e Kosovës. Përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra të votimi me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime. Sipas listës së votuesve, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 1.970,944 votues”, ka thënë Elezi.
Ai tutje tha se numri i subjekteve politike të certifikuara nga KQZ për të marrë pjesë në këto zgjedhje është 28, prej të cilave 20 janë parti politike, 5 koalicioni, 2 nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. /Telegrafi/