Sot në Prishtinë po mbahet protesta e veteranëve të luftës së UCK-së.
Me një numer të madh të pjesmarrëve, veteranëve në përgjithësi u është bërë thirrje që protesta të vazhdoj e qetë dhe pa incidente .
Ndërkaq në një lidhje të drejtëpërdrejt në Radio Dardania- Prizren ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Korenica, i cili ka thënë se gjithçka është nën kontroll dhe se seanca do të vazhdoj mbledhjen e rregullt, shkruan tv-opinion.
Në pyetjen e drejtuar Visar Korenices se si e vlersoni mos futjen e veteranëve në Projektligjin për Pagën Minimale , ai u pergjigjë se në leximin e parë kjo nuk shkoi por për këtë do të formojm një komision që para leximit të dytë ti verifikojm listat dhe të vendoset për përfituesit.
Poashtu ai theksoi se veteranëve duhet tu jepet e drejta edhe për të punuar dhe njëkohësisht të jenë përfitues të ligjit për ngritjen e pagave.