Sot gjatë mbledhjes së seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës jashtë oborrit të Kuvendit po mbahet prostesta e veteranëve të UÇK-së.
Ata po i drejtohen Kuvendit me kërkesat e tyre për pjesëmarrje në ngritjen e pagave.
Në intervisten me Deputetin e Kuvendit të Kosovës, dhe ish Gjeneralin e UÇK-së., Hysen Berisha për TV Opinion, tha se sot po protestojnë qytetarët me dinjitozë që ka ky vend, siç janë veteranët e luftës.
Ai theksoi se nuk duhet të provokohen ata të cilët ngritën themelet e ketij shteti dhe kjo përfshinë shkelje pasi që e vetmja që nuk është përfshirë në ligjin për ngritjen e pagave është kategoria e veteranëve.
Poashtu ai tha se edhe votimi i ligjit për trustin është zbutje momentale e varferisë por ne me të drejtë shohim bashkangjitjen në protestë edhe të qytetarëve, sepse në krahasim me vendet fqinje ne nuk po marrim mbeshtetje të duhura nga qeveria.
Në pyetjen drejtuar Deputetit Hysen Berisha se a keni ndonje ide se si te dilet nga kjo gjendje, ai tha se është e mundur që kjo kategori të përfshihet në ligjin për ndritjen e pagave dhe ti jepet paga mesatare por në pyetjen e gazetarit tonë se a është e përballueshme për buxhetin tonë.
Ai tha se po kjo është e mundur sepse është një numër i limituar.
Ndër të tjera ai tha se kategorisë së veteranëve duhet ti lejohet edhe e drejta e punës që ata të fitojnë edhe me djersën e tyre.
Gazetari ynë i drejtoi pyetjen se a është në rregull që protesta të përcillet nga policia e Kosovës dhe me snajperistë por Z. Berisha tha se nuk duhet të shqetësohemi sepse Policia e Kosoves është përgjegjëse dhe se për përcjelljen e sigurisë së Kuvendit dhe protestës nuk duhet te merremi me spekulime tjera, perfundoi ai.