Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, Iniciues i Projektligjit për tërheqjen e Trustit, projektligj ky që dështoi të miratohej dje në Kuvendin e Kosovës, në një deklarate ekskluzive për Radio Dardania dhe Tv Opinion, ka thënë se Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërcënuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për shkak se dje votuan pro Tërhejqes së Trustit, shkruav tv opinion.
Ai ka thënë se ka informacione se Kryeministri Kurti u ka thënë deputetëve të VV-së se “nëse e votojnë Projektligjin, vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme dhe ata nuk do të jenë në lista”
Haxhiu tha se përmes peticionit me 10 mijë nënshkrimeve do të mund të riprocedonin nismën për tërheqjen e Trustit.
Ai shtoi se kjo çështje u takon qytetarëve nëse dëshirojnë ta riprocedojnë këtë nismë ligjore, teksa shtoi se nëse ata (qytetarët) kanë alternativa tjera për të ushtruar presion mbi qeverinë dhe deputetët lë ta bëjnë.
Tutje, Haxhiu tha se mosliberalizimi i vizave per qytetarte e Kosoves eshte zhgenjyese pasi qe dje nuk morem driten jeshile per liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.