Falë kushteve të mira klimatike, fushata e korrje-shirjeve po vazhdon me dinamiken e paraparë dhe pa ndonjë problem në tërë territorin e Komunës së Rahovecit, shkruan Tv Opinion.
Drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku në një lidhje direkte për Televizionin Opinion ka folur rreth zhvillimeve të korrje-shirjeve 2022.
Ai tha se fushata ka filluar dhe se ecuria e punës është duke shkuar mirë, gjithashtu gjendja e rendimentit dhe e kombanave të grurit është stabile.
Mesë të tjerash, Duraku tha se këtë vit pritet që të ketë kuantitet dhe kualitet të kënaqshëm, sa i përket kulturës së grurit.