Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka folur për Kampionatin Evropian.
Në vitin 2023, Kosova do të luajë ndeshjet kualifikuese për Evropian.
Pas shortit të hedhur, ‘Dardanët’ janë në grupi I së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë, Andorrën.
Së fundmi në lidhje me Evropianin ka komentuar anësori i Kosovës, Edon Zhegrova.
Në një intervistë për ‘Sports Show’ në Klan Kosova, ai tha se tani është koha që ata të kualifikohen në Kampionatin Evropian.
“Po ja nisi prej vetës, besoj që edhe lojtarët duhet me pas këtë besim 100% besoj që ka ardh koha ta shohim Kosovën në Evropian.
Edhe pse kur e kom përcjell Botërorin e imagjinojsha e ëndërrojsha më luajt më kombëtaren e Kosovës”, u shpreh ylli jonë.
Kujtojmë që ndeshjet kualifikuese fillojnë në mars.
Më 25 mars Kosova përballet me Izraelin, në kuadër të ndeshjes së parë për rrugën drejt Evropian.