Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet Kosovë-Serbië, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Alibin Kurti, me liderët opozitarë.
Në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ajo ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me mos koordinimin e kryeministrit me SHBA-të për situatën në veri.
“Takimi mes Kryeministrit dhe opozites nuk rezultoi ne unitet por ne ndarje rreth rendesise se koordinimit me SHBA-te. Opozita u shpreh se jane pro per SHBA-te ndersa Kryeministri Kurti vazhdoi te jet kunder koordinimit me SHBA-te. Nje gje duket absurde, Kurti thote ne media se koordinohet me aleatet, mirepo pyetja eshte nese nuk koordinohet me amerikanet atehere me ke koordinohet Kurti ?”, ka shkruar ajo.