Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është “hakmarrë” sot Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për punën e fotografisë që ajo kishte publikuar nga darka që ishte mbajtur para dy javësh në Greqi në kuadër të Samitit SEECP, ku e kishte “prerë” Ramën, i cili shihej vetëm pak në foto.
Rama ka publikuar sot fotografinë e përbashkët që u realizua dje gjatë samitit mes liderëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Në këtë foto, Rama ia ka “prerë” pak njërin krah Osmanit, shkruan Express.