TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Edhe një vit ku Kosovës i ikën mbi 100 mjekë

28/12/2024
in Ballina, Kosovë, Lajme
Edhe një vit ku Kosovës i ikën mbi 100 mjekë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Radio Evropa e Lirë – Prej vitesh flitet se si mjekët largohen nga Kosova, por askush nuk e thotë se si të ndalen ata.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) thonë vetëm se “ata ikin me vullnetin e tyre” – nuk tregojnë nëse kanë ndonjë plan a strategji për t’i joshur që të qëndrojnë.

Me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, në Odën e Mjekëve të Kosovës tregojnë se, gjatë vitit 2024, 109 mjekë e kanë tërhequr certifikatën për të kaluarën etike, e cila u shërben për punësim jashtë vendit.

Më 2023, kjo shifër ishte 167, ndërsa në periudhën 2018-2022, mbi 650.

“Largimi i kuadrove të reja shëndetësore e dëmton seriozisht sektorin e shëndetësisë në vend”, thonë në Odën e Mjekëve për Radion Evropa e Lirë.

Dhe, kjo është e dukshme. Pacientët presin me muaj, nëse jo vite, për disa shërbime, ndërsa shumë aparatura të reja as që shfrytëzohen, sepse nuk ka profesionistë.

Pse largohen mjekët?

Dr. Shpendi – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë – është në mesin e 18 mjekëve, që e braktisën Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2024.

I specializuar për gastroenterologji, ai thotë se nuk ka mundur t’i bëjë ballë “burokracisë” dhe “monopolit të hekurt” në klinikë.

Sipas tij, në QKUK ka kontroll të plotë mbi një pjesë të stafit, që “nuk i mirëpret gjeneratat e reja”, shkaku i konkurrencës.

“Shefi i klinikës, bashkë me ata të reparteve, nuk na kanë lejuar të punojmë. I kam kryer të gjitha obligimet, të gjitha ato trajnime brenda dhe jashtë vendit dhe nuk më kanë lejuar ta tregoj atë dijeni”, thotë dr. Shpendi.

Ai shton se përderisa ekziston ky “mentalitet i vjetër” i udhëheqjes së klinikave, stafi nuk do të rrijë aty.

Doktor Arbër Muriqi është larguar nga Kosova dy vjet më parë, por për një arsye tjetër: paga.

Në Kosovë, paga e mjekut specialist aktualisht është rreth 1.200 euro.

Paga mesatare në vend sillet në rreth 570 euro.

Muriqi thotë se punon në një spital në Tyringen të Gjermanisë, ku paga fillestare ka nisur me 5.000 euro.

“Kam ardhur këtu… punoj, marr një pagë të dinjitetshme, bëjmë një jetë të mirë dhe i ndihmojmë familjet”, thotë anesteziologu Muriqi për Radion Evropa e Lirë i cili po specializon për neurologji.

Në spitalin gjerman ku punon, thotë se ka edhe infermierë e mjekë të tjerë nga Kosova.

Si mund të parandalohet ikja e mjekëve?

SHSKUK-ja, e cila mbikëqyr QKUK-në dhe shtatë spitalet rajonale të Kosovës, nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ka ose planifikon ndonjë strategji për të penguar ikjen e mjekëve. Ngjashëm as QKUK-ja.

Hana Xhemajli, specialiste për hulumtim të politikave globale shëndetësore, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë strategji të qartë për sistemin shëndetësor dhe stafin mjekësor.

Sipas saj, ato duhet të krijojnë politika të tilla që e bëjnë stafin të ndihet i vlefshëm në Kosovë, duke pasur pagë dhe kushte të dinjitetshme pune.

Po ashtu, duhet të stimulohet zhvillimi profesional i tyre dhe të ofrohen mundësi për avancim.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar shpesh për kushte të mjera në spitale, aparatura të ndryshkura, apo mungesa të gjërave elementare si çarçafë.

Gjithashtu, mungesa e barnave gati se është problem i zakonshëm dhe i detyron pacientët t’i blejnë vetë ato.

Xhemajli thotë se Kosova, për më tepër, ka një popullsi në plakje dhe përmirësimi i kushteve duhet të bëhet urgjentisht.

“Brenda 20 vjetësh, ne do të kemi një popullsi shumë më të vjetër dhe ne nuk kemi asnjë zgjidhje se si ta mbajmë stafin këtu dhe si t’ua mundësojmë këtyre institucioneve që veç i kemi, të jenë më funksionale”, thotë ajo.

Vendet si Gjermania apo të tjera në Bashkimin Evropian arrijnë t’i adaptojnë shumë shpejt mjekët nga Kosova, për shkak të kushteve që u ofrojnë, sipas saj.

Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë ka vlerësuar në raportin e vitit 2023 se mbi 10.000 njerëz, tash e sa muaj apo vite, janë në lista të pritjes për procedura të ndryshme mjekësore – nga operacionet në zemër deri tek ato në sy.

Për këtë gjendje, Zyra e Auditimit ka fajësuar mungesën kritike të personelit mjekësor, veçanërisht të anesteziologëve.

QKUK-ja ka Klinikën e Anesteziologjisë me 48 anesteziologë – shumë më pak se 100, sa do t’i duheshin, sipas udhëheqësve të saj.

Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se mungesa do të vazhdojë edhe për disa kohë.

Në vitin 2025, sipas tij, mbi 15 mjekë pritet ta përfundojnë specializimin e tyre në anesteziologji, por është e pasigurt se sa prej tyre do të punojnë brenda sistemit shëndetësor shtetëror, pasi shumë e kanë financuar vetë arsimimin e tyre – çfarë do të thotë se nuk janë të detyruar të punojnë aty.

Ndaj, pa një qasje të qartë dhe të qëndrueshme për adresimin e këtyre sfidave, Kosova duket se rrezikon të humbasë një brez të tërë profesionistësh shëndetësorë, duke i përkeqësuar edhe më tej kushtet në sektorin e saj të shëndetësisë.

ShareTweetShare
Previous Post

Fundjava pa reshje, por me ajër të ndotur, IHK: Kujdes personat me problemet respiratore, të moshuarit dhe fëmijët

Next Post

Vetëm 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Vetëm 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Vetëm 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Te fundit

Haxhiu flet për procedurat dhe peticionin e bërë për Trustin, i bindur se do të shkojë në Kuvend para pushimeve

Haxhiu: Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në drejtori të sektorit privat

14/02/2023
KEDS punime në rrjet për pesë ditë rresht, këto zona do të mbesin pa rrymë

KEDS njofton për reduktimet e rrymës, në disa vende ndërprerjet do të janë deri në 5 orë

22/08/2022
LAJMI I FUNDIT: Gjenden nën rrënoja trupat e familjes shqiptare në Turqi

Dalin detaje nga tërmeti i sotëm në Turqi, ka të vdekur dhe të plagosur

27/02/2023
Deputeti i LVV-së thotë se reciprociteti me dokumente forcon pozicionin e Kosovës në dialog

PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së ndaj LDK-së

22/01/2025
Kastrati i PSD-së bën thirrje për protestë: Vizita e Trendafilovas, instrument propagande kundër UÇK-së

Kastrati i PSD-së bën thirrje për protestë: Vizita e Trendafilovas, instrument propagande kundër UÇK-së

16/09/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?