Shteti amerikan, Iowa, ka shpallur ditën e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë së Kosovës.
Ky vendim u mor nga Guvernatorja e këtij shteti që përbën Shtetet e Bashkuara, Kim Reynolds.
Kjo u njoftua nga Konsulata e Republikës së Kosovës në Iowa.
“Sivjet do të festojmë së bashku 15 vjetorin e Pavarësisë si dhe 10 vjetorin e Partneritetit në mes dy vendeve. Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Urime populli i Kosovës nga populli i Iowa”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkohë, ditë më parë, edhe një shtet tjetër i SHBA-së, Kansas, ka shpallur 17 shkurtin si Ditë të Pavarësisë së Kosovës.