Ushtria e Kosovës nga sot i ka edhe 17 oficerë të tjerë, të cilët i janë bashkuar Forcës së Sigurisë se Kosovës pas katër vjet studime në Qendrën për Studime Universitare.
“17 oficerë të rinj i janë bashkuar FSK-së dhe do të jenë shtyllë dhe mbështetje e madhe ushtrisë së Kosovës”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në ceremoninë e gradimit të klasës 2022 te kadetëve të QSU-së.
“Armiqtë tanë shpresojnë qe vendi ynë te mos ketë të rinj që bartin mbi supe barrën e atdhetarit, por përkushtimi juaj do të dëshmojë se e kanë gabim. Luftoni për idealet e shenjta dhe leni vendin më mirë sesa e keni trashëguar”, ka shtuar ministri Mehaj.