Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në automjetin e tij e ka sulmuar seksualisht një femër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:55, në Vushtrri.
Tutje në raport bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, në automjetin tij e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.