Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarin G. A., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ .
Mbështetur në hetimet fillestare dhe provat e siguruara, dyshimet e para janë ngritur se si pasoj e një zënke të mëhershme ndërmjet të dyshuarit dhe ankuesit, dyshohet se i dyshuari mbrëmë rreth orës 23:00, nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit, nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.
Në cilësi të provës materiale në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tetë ( fishekë, e cila do t’ procedohet për ekzaminime të mëtejme .
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të çështjes, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ .