TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Dyvjetori i qeverisë Kurti, Kadriaj: S’pati njohje të reja – Kemi lëndime të raporteve me aleatët tanë

14/02/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Kadrijaj: Në FSK mungojnë derivatet, ushtarët duhet të gjejnë alternativa për udhëtim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, konsideron se Kosova dështuar për gjatë dy viteve të fundit nën qeverisjen e Albin Kurtit, raporton Ekonomia Online.

Kadriaj ka përmendur mungesën e njohjeve të reja, mosanëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Thotë se ka edhe lëndim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët ndërkombëtar.

“Duke e parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti premtimin që e ka bërë, ka marrë përkrahje të madhe popullore e që për herë të parë në historinë e pasluftës që ka fituar më shumë se 50 për qind të votave dhe që ka një Qeveri që udhëhiqet pa ndonjë parti në koalicion e që ka një shumicë parlamentare në Kuvend. Në rrethana të tilla, kjo Qeveri është dashur të ketë suksese të njëpasnjëshme sepse nuk ka pasur ndonjë pengesë në rrugëtimin e tij, sepse shpesh herë kur Qeveritë janë me koalicione, atëherë vetvetiu ka ndonjë pengesë ose ka mospajtueshmëri rreth çështjeve të ndryshme”.

Kadriaj tha se Qeveria për këto dy vite ka dështuar edhe në shëndetësi. Ajo ka thënë se për këto dy vite, nuk ka asnjë rezultat të mirë.

“Është Qeveria më jotransparente, është jollogaridhënëse. Ka dështuar në shëndetësi, kur kemi një person për të tretën herë po vendoset nga Albin Kurti si ministër i Shëndetësisë dhe nuk i kemi tri rezultate të këtij ministri. Mos të flasim për Politikën e Jashtme, ne shohim se kemi ngecje, nuk kemi asnjë njohje të re e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kemi bllokim dhe prapakthim. Kemi edhe lëndime të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët tanë që e kanë përkrahur Kosovën në procese të ndryshme”, tha ajo.

Për planin franko-gjerman, Kadriaj thotë se Kosova e merr njohjen de-jure nga Serbia. Ndërsa kërkon që të ruhet integriteti territorial kur flitet për Asociacionin.

“Nuk ka njohje de-jure por ka njohje de-facto. Me procesin dhe me situatën në të cilën na ka sjellë kjo Qeveri, që ka detyruar që të diskutohet veç Asociacioni dhe prapë si AAK kërkojmë që të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, kërkojmë që të ruhet Kushtetuta”, u shpreh Kadriaj.

Tags: Time Kadriaj
ShareTweetShare
Previous Post

Lirohen nga akuza tetë të akuzuarit për mashtrime me subvencione

Next Post

Një femër tenton ta braktisë fëmijën e porsalindur në Prishtinë

Related Posts

Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë
Kosovë

Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë

by TV OPINION
22/03/2023
Qeveria emëron Bordin e “KRU Gjakova”
Ballina

Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

by TV OPINION
22/03/2023
Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia
Ballina

Hoti: Kosova po funksionon si pa zot shtëpie, shumë institucione kyçe pa drejtues

by TV OPINION
22/03/2023
Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Kosovë

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

by TV OPINION
22/03/2023
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi
Kosovë

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi

by TV OPINION
22/03/2023
Next Post
Një femër tenton ta braktisë fëmijën e porsalindur në Prishtinë

Një femër tenton ta braktisë fëmijën e porsalindur në Prishtinë

Te fundit

Gashi tha se 8 deputetë të koalicionit qeverisës duan t’i bashkohen LDK-së, Kusari: S’kam informatë, as indikacion

Kusari-Lila flet për takimin e sotëm të Lajçakut dhe Kurtit: Kosova është në rrugë të drejt

09/03/2023
Haxhiu: Vettingu nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, pres të kem takime edhe me opozitën

Haxhiu reagon pas thirrjeve për dorëheqje: Prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite

11/02/2023
Gjykata e Apelit në Hagë: Gucati e Haradinaj përdorën kërcënime të rënda ndaj dëshmitarëve

Gjykata e Apelit në Hagë: Gucati e Haradinaj përdorën kërcënime të rënda ndaj dëshmitarëve

02/02/2023
Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia

Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia

06/08/2022
Ambasadori britanik shprehet i kënaqur që ZRrE licencoi “Elektroseverin”

Ambasadori britanik shprehet i kënaqur që ZRrE licencoi “Elektroseverin”

24/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë
  • Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?