Dy burra dhe një grua janë arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerje”.
Dyshohet se veprën e kanë kryer në qershor të këtij viti, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
“Mundësim apo detyrim në prostitucion & bashkëkryerja:
Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë qershor-2022. Me datë 10.08.2022 janë arrestuar tre të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovare, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e cekura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti në proces hetimor”, thuhet në njoftim.