Tri femra janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë nën dyshimin për “Mundësim ose detyrim në prostitucion & ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35 në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një femër, shtetase të Kosovës dhe dy të tjera, shtetase të Shqipërisë, shkruan lajmi.net.
“Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.