Një fabrikë në Komunën e Prizrenit, është përfshirë nga flakët, këtë të hënë, si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK, pasi gjendja e tij është e rëndë.
“Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është lënduar rëndë, i njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë”,deklaroi Bytyqi.
Policia dhe zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dh po merren me rastin.
Njësia Rajonale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast./Telegrafi/