Një rast i dhunimit në Skenderaj është raportuar në Polici.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se rasti dyshohet se ka ndodhur më 4 nëntor, më 6 nëntor është raportuar në Polici ndërsa më 7 nëntor është dërguar viktima femër për ekzaminim mjekësor.
“Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
Një rast tjetër i dhunimit ka ndodhur në Prishtinë, ku Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në bazë të dyshimit se i njëjti ka abuzuar-dhunuar viktimën femër kosovare. I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim për rastin e dhunimit në Prishtinë.