Dy raste të dhunimit janë raportuar gjatë së martës në Gjakovë. Me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Në njërin rast një femër ka raportuar se është futur me dhunë në veturë nga një mashkull dhe pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale.
Derisa në rastin e dytë dy meshkujt dyshohet se e kanë futur me dhunë në veturën e tyre një femër dhe e kanë dhunuar seksualisht.
Rastet janë inicuar si dhunime.
Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.