Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste pozitive me COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 13.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar 17 persona me vaksinën kundër koronavirusit.