Dy mjekë janë sulmuar pas mesnatës në Emergjencën Primare në Ferizaj nga një person.
I dyshuar ka rezultuar i dehur në testin e alkoolit me 1.13 promila.
Me këtë rast është arrestuar 34-vjeçari H.H.
Ai është ndaluar për 48 orë.
Njofitmi i plotë:
Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 01:00 të mëngjesit ka pranuar një informacion se në rrugën ” Ramadan Rexhepi” në Ferizaj është një rast i sulmit ndaj dy mjekëve kujdestarë në Emergjencën Primare.
Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.H (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur me 1.13 promila, i testuar me alkool test.
I dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.