Që nga dita e djeshme nëpër rrjete sociale e media rozë është temë diskutimi, rrahja mes Noizyt dhe Cllevios, të dy shokët e reperit, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi. Ky i fundit ka reaguar mbrëmë, teksa edhe sot ka hyr “live” në rrjetin social “Instagram” ku e ka diskutuar sërish këtë ngjarje, duke u shprehur se Cllevion e ka mik që nga mosha 17-vjeçare.
Stresi thotë se Noizy nuk i ka bërë asgjë, por fajet i ka vetë shoku i tij që e ka sharë, teksa theksoi se i është lutur Cllevios që të mos ofendojë njeri sepse askush nuk duron nga familja.
“Unë jam fans i babait tim, vetëm atë kam idhull. Nuk kam lidhje me këto budalliqet e rrugës. Ju që bëni kot, Klevin e duam fort.
Ka një vit që shan me familje tjetrin, ka një vit që flet budalliqe. Nuk mundet kurrë me sharë familjen e një shqiptari. Ai që është burrë e ka të shenjtë familjen. Unë nuk kam faj se pse e kanë rrahur. I jam lutur mos shaj askënd. Tani ka një vit që po shan njerëzit.
Për mua le të flasë ça të dojë, se unë e kam shok që 17 vjeç. O vëllezër nuk ta fal shqiptari të sharën. Si do me të pritur tjetri me krahë hapur. Nuk shkon ashtu. Nëse i shkon me një mik, dhe jo pa marrë konfirmimin në shpi të huaj. Krejt legenat e kanë lënë djalin. Noizy s’i ka bërë asnjë gjë.
Klevin s’e ka prerë askush në besë, vetëm koka e vet. I jam lutur unë dhe nuk na ka ardhur mirë. Tërë jetën jam marrë me probleme të shokëve, të mos flasin kot. Klevio është gang budalla. Nuk jam më ai i 2007-ës, jam kthyer nga familja. Këta që po shihni ju në 2022 i kemi bërë në 2008.“, tha Stresi.