Në dy raste të ndryshme burrat kanë ushtruar dhunë ndaj grave të tyre në Prizren. Të njëjtit janë arrestuar ndërsa viktimave iu është ofruar tretman mjekësor.
Komunikata e plotë:
Prizren 08.08.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 09.08.2022-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa sot e ka dëbuar edhe nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.