Dy komisione parlamentare do të zhvillojnë sot mbledhjet e radhës në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni për Shëndetësi dhe ai për Buxhet.
Të dyja këto komisione mbledhjet do të fillojnë në orën 10:00.
Më poshtë mund të gjeni se çfarë do të shqyrtojnë ato komisione:
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarin e Odës së Mjekëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)./