Dy autoblinda të Policisë së Kosovës të tipit “Hummer” janë aksidentuar në afërsi të Ujmanit, ndërsa nuk ka të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Branislav Radoviq.
“Ka qenë një aksident trafiku me dëme materiale, në afërsi të Ujmanit ku janë përfshirë dy automjete të Policisë së Kosovës të tipit ‘Hummer’. Nuk ka të lënduar, drejtuesit e mjeteve janë testuar për alkool. Siç njofton Inspektorati, në frymëmarrjen e tyre është gjetur 0.00 promil alkool. Ata po ndiqen me procedurë të rregullt”, tha ai.