Rreth orës 11:00 dy asamblistë të VV-së dyshohet se janë përleshur fizikisht në afërsi të komunës së Podujevës.
Të njëjti janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet.
“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka një mosmarrvëshje në afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku per intervistim ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila
është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Flora Ahmet.