Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka thënë se fajtore për mosliberalizimin e vizave fajtore është Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se për 10 vite opozitarizëm, LVV kundërshtoj secilin projekt që forconte shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj.
“Nuk bënin dot dallimin në mes opozitarizimit dhe interesit të vendit, i rëndësishëm ishte marrja e pushtetit me çdo kusht. Një kundërshtim të madh bënë edhe për marrëveshjen me Malin e Zi për shënimin e vijës kufitare, dhe penguan ratifikim e kësaj marrëveshje që hapte rrugë liberalizimit të vizave në zonën Shengen. Për shkak të kundërshtimit tuaj sot jemi pa liberalizim, mundësinë e humbur atëherë nuk po mundemi ta kemi as tash, qytetarët po vazhdojnë të sillen nëpër dyert e ambasadave me një mal dokumentesh”, ka thënë Dumoshi.
Ajo ka shtuar se maltretimi i qytetarëve nuk i bënë përshtypje kësaj Qeverie.
“Ky maltretim qytetarëve nuk i bënë përshtypje kësaj qeverie, pasi që pjesa më e madhe e tyre është e pajisur me pasaporta të Shqipërisë dhe udhëtojnë lirshëm”, tha Dumoshi.