Duda Balje, përfaqësuese e pakices etnike boshnjake në Kuvend, vazhdon të përdor gjuhë diskriminuese ndaj një pjese të shoqërisë kosovare.
Deputetja Balje bën pjesë në grupin e deputetëve, të cilët janë deklaruar kundër të drejtave të komunitetit LGBTQI+. Se është kundër orientimit seksual të tjetrit, Balje e ka treguar edhe sot, pas ecjes së krenarisë, në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Balje në një postim në Facebook i ka dhënë vetës kompetencë të flasë për funksionimin e familjes, që sipas saj, pasqyrohet me bashkejetesën e një çifti heteroseksual.
“Funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor”.
Balje, ka vetëkonstatuar se çdo gjë jashtë jetës “burrë e grua” nuk është familje.
Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje i deputetes:
NE EMER TE FAMILJES
Familja është qeliza bazë shoqërore dhe si një nga grupet shoqërore më komplekse, më të vjetra dhe më të qëndrueshme.
Familja është një grup biologjik dhe edukativ. Është përmbajtja e tij themelore sociale që nga fillimi e deri në kohët moderne.
Funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor.
Cdo gje jashte kesaj nuk eshte familje dhe cdo gje jashte jetes se burrit dhe gruas nuk eshte MARTESA, quajini si te doni ndryshe por martesa dhe familja JO!