Dua Lipa po qëndron në Shqipëri për shkak të koncertit të sotëm i cili mbahet në Tiranë.
Ditën e djeshme ajo ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Përveç kësaj, ajo u takua edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, para të cilit e dha betimin e shtetësisë.
Ndërsa sot, Dua ka nisur ditën me një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Rama ndau fotografi përkrah Duas, i cili edhe ia dhuroi pasaportën e shtetit shqiptar, teksa edhe një herë konfirmoi performancen e saj në Sheshin “Skënderbej”.
“Mirëmëngjesi dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Rama në postimi./Lajmi.net/