Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi, ku me Aleksandër Vuçiq dhe Ana Bërnabiqin pritet të diskutojnë për çështje të hapura që rëndojnë marrëdhëniet mes dy shteteve.
Kështu po raportojnë mediet serbe. Sipas tyre, Abazoviq do të kryesojë një delegacion të madh prej 11 anëtarësh, që përfshijnë kabinetin ministror malazez, përcjell lajmi.net.
Sipas komunikatës qeveritare serbe, Abazoviq do të bisedojë me zyrtarët serbë për temat aktuale me interes për Malin e Zi, çështjet e bashkëpunimit të mëtejshëm, me qëllim të përmirësimit të dialogut politik dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Qeveria serbe pretendon se vizita zyrtare e Abazoviq, në muajt e parë që nga marrja e detyrës, tregon dëshirën e Malit të Zi për të ndërtuar marrëdhënie më të hapura të fqinjësisë së mirë dhe miqësore me Serbinë në të ardhmen.