Pas Ballkani që luajti të martën ndaj La Floritas dhe në ndeshjen e parë si mysafir triumfoi me rezultat 4=0, rrugëtimin në Ligën e Konferencës sot e vazhdon skuadra tjetër kosovare, Drita.
Skuadra nga Gjilani do të ballafaqohet me skuadrën belge Antwerp që është një kundërshtar mjaftë i fortë në këtë garë.
Trajneri Ardijan Nuhiu ka thënë para ndeshjes se skuadra është shumë e motivuar dhe se objektivi i tyre është që të arrihen suksese sa më të mëdha në këtë garë dhe pse jo të shkaktojnë befasi.
Ndeshje zhvillohet në stadiumin “Bosuilstadion” me fillim nga ora 19:00.