Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka shprehur shqetësimin e madh për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19, duke theksuar se përderisa ka vaksina mjaftueshëm qytetarët duhet ta marrin për të ruajtur shëndetin e tyre.
Në një bisedë për Ekonomia Online, Dreshaj me profesion mjek ka thënë se numri i rasteve me të infektuar me koronavirus dhe që do të kenë nevojë për spitalizim po shtohet dita-ditës.
Sipas doktor Dreshajt, brengosëse është mospunësimi i infermierëve dhe i mjekëve të trajnuar, ndërsa pandemia ka arritur pikun.
“Obligative nuk është vetëm ruajtja e jetës tonë, por edhe ruajtja e të tjerëve. Një sjellje e tillë e qytetarëve tanë është vërtetë brengosese. Derisa ka vaksina duhet të mirret, sepse shpëton jetë”.
“Derisa kemi mbi 5000 raste aktive. Derisa i kemi për çdo ditë prej 800 deri në 1200 raste. Numri i rasteve që do të kenë nevojë për spitalizim pritet që të shtohen nga dita në ditë”.
“Derisa ne i kemi përballuar valët paraprake me kapacitet ekzistuese mjekësore besoj që edhe këtë do ta kalojmë. Atë çka e shoh si brengë të madhe është mos punësimi i infermierëve dhe i mjekëve të trajnuar të cilët kanë punuar për vite të tëra me këta pacient. Ndërsa sot janë rrugëve e pandemia është në flug”.