Një veturë është djegur brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, duke shkaktuar edhe shtëllunga tymi të mëdha.
Burimet bëjnë me dije se vetura e djegur është e zyrtarit të auditimit të QKUK’së, Musa Vitija.
Ky është rasti i dytë që atij i digjet vetura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit.
Rastin e ka konfirmuar edhe SHSKUK.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së. ShSKUK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së. /Demokracia.com/