Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur në vrasje në Prishtinë, ku një grua 63 vjeçe dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti 70 vjeçar.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari I.G është vetë-dorëzuar në Polici, raporton Telegrafi.
“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar I. G, mashkull 70 vjeç”, njoftuan nga Policia.
Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit.
Trupi i pajetë i pajetë i viktimës 63 vjeçare është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.