Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka kapur mallra me vlerë rreth 18000 mijë euro.
Në njoftimin shtohet se, njësitet e antikontrabandë të Doganës në regjionin e Vitisë, kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar, shkruan lajmi.net.
Ashtu siç bëhet e ditur nga njoftimi i Doganës, mallrat e kontrabanduar ishin, Iphone X, 11Pro, Xmax = 1110 copë; Samsung J6, A, M, S = 844.
Njoftimi i plotë:
Kapen mallra me vlerë rreth 18000 mijë euro
Në regjionin e Vitisë, saktësisht në fshatin Sadovinë njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar malra të kontrabanduar si në vijim:
Ekrana për telefona të menqur
– Iphone X, 11Pro, Xmax = 1110 copë
– Samsung J6, A, M, S = 844
Vlera e këtij malli llogaritet të jetë 18,079.10 Euro dhe rasti është referuar tek hetimet për trajtim të metejë. /L