Mbi 700 vogëlushe e vogëlush pritet të ulen për herë të parë në bankat shkollore këtë shtator në komunën e Suharekës.
Një fillim të mbarë të viti të ri shkollor, me infrastrukturë të plotësuar dhe me përgatitjet e duhura është e gatshme të filloj komuna e Suharekës.
Kështu thotë z.Remzi Bajselmani, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë.
Në përmbyllje të vitit 2021-2022, ai thotë se pavaresisht sfidave janë të kënaqur me rezultatin e arritur.
Drejtori Bajselmani, ka thënë për Televizionin Opinion, se janë në përfundim të të gjitha përgatitjeve për një fillim të mbarë.
Ai ka treguar edhe për sfidat me të cilat përballet kjo komunë dhe ka treguar se mbi 700 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.
“Komuna e Suharekes qëndron më së miri nga të gjitha komunat e tjera në Kosovë me qerdhet” – thotë drejtori Bajselmani
Ndërkaq bashkëpunimi në trekëndëshin prindë-mësues-nxënës qëndron shumë mirë dhe drejtori Bajselmani thotë se kanë hartuar edhe një strategji për rritjen e këtij bashkëpunimi.
Suhareka ka menduar edhe për nxënësit me nevoja të veqanta.
“Komuna jonë u ka kushtuar rëndësi të vecant fëmijeve/nxënësve me nevoja të vecanta. Kemi 5 asistent dhe jemi në proces për pranimin edhe të tre asistentëve të tjerë”, tha Bajselamni.
Ai gjithashtu tregoi për kualifikimet e mësimdhënësve dhe se procesi mësimor pritet të filloj javën e parë të shtatorit, por është i shqetësuar për vendimet e qeveris dhe se ato duhet respekuar edhe nëse paralajmrojnë grevë.