DJ i njohur shqiptar, Dagz përveç suksesit ndër vitesh muajve të fundit është mjaft i komentuar edhe për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP.
Dhe së fundmi, DJ ishte i ftuari i radhës në emisionin “Barber Shok” me Fis Junikun, ku edhe ka folur për hapat e parë në muzikë dhe planet për të ardhmen.
Arbër Gumnishta (emri i vërtetë) i cili gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme krijoi një lidhje dashurie me prezantuesen e njohur nga Shqipëria, Einxhel Shkira foli edhe për eksperiencën në BBV dhe romancën e tyre.
“Unë dhe PM kemi hyrë shumë spontanisht në Big Brother, fillimisht kam refuzuar të hy sepse jam shumë person aktiv dhe nuk e imagjinoja se mund ta përballoj qëndrimin brenda”, u shpreh DAGZ.
Ndërkohë për Einxhel ai u shpreh se nuk është penduar që ka qëndruar dhe ka bërë për të, ndërsa në pyetjen nëse tek ajo ka gjetur personin e jetës ai mendon se po.
“Normal që po, për lidhje, shoqërinë dhe familje përgjigjemi për situatat momentale, por shpresoj se do të jem gjithmonë i këtij mendimi”, tha DJ.
Ndërkohë, Dagz dhe DJ PM po vazhdojnë të jenë të angazhuar me mbrëmje muzikore, ndërsa janë në përgatitje të projekteve të reja.
Discussion about this post