Ka nisur dita historike për Shqipërinë e cila do të mbajë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare që do shënojë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Pritja e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në Bruksel është bërë nga Presidente e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Më pas ka nosur dhe takimi mes tyre ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, vend që udhëheq Presidencën e BE-së.
Liderët do të diskutojnë dhe më pas do të ketë një konferencë të shkurtër për shtyp.