Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj së bashku me pjesëtarë të komunitetit boshnjak dhe Shoqërisë Kulturo-Artistike “Šarski Behar” në Prizren, sot shënojnë 28 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve.
Ai përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se gjatë ditës së sotme në Prizren do të organizohen disa aktivitete për nder të respektimit të vlerave dhe kulturës boshnjake.
Postimi i tij i plotë:
Kisha kënaqësinë, që së bashku me pjesëtarë të komunitetit boshnjak dhe Shoqërisë Kulturo-Artistike “Šarski Behar” në Prizren, sot ta shënojmë 28 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, me ç’rast edhe në Prizren janë organizuar një sërë aktivitetesh për këtë ditë, për nder të respektimit të vlerave dhe kulturës boshnjake.
Urime të gjithë boshnjakëve këtë ditë të veçantë për ta!
Prizreni njihet si simbol i tolerancës, bashkëjetesës dhe ndërtimit të urave me të gjithë, në shërbim të zhvillimit të të gjitha sferave të jetës.
Komuniteti boshnjak ka një rëndësi të veçantë në shoqërinë tonë, pasi, mozaiku i gjithë pasqyrës së Komunës sonë kompletohet me të gjithë qytetarët e Prizrenit.⁹