Distria Krasniqi sërish ka treguar performance kulminante në xhudo, duke e arritur edhe një tjetër finale.
Kësaj radhe pejania ka mbërritur në zonën e medaljeve në Grand Prix të Kroacisë, transmeton lajmi.net.
Xhudistja kosovare ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj izraelites, Gefen Primo.
Kësisoji, Krasniqi tashmë i ka siguruar medalje vendit tonë, por do të kërkojë medaljen e artë.