Ndërsa pritet që ditën e sotme të mbahet samiti i udhëheqësve europianë ku dhe do të vendoset për fatin e disa vendeve nëse do të fitojnë statusin kandidat për hapjen e negociatave, një ndër këto vende është dhe Shqipëria.
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, i ka bërë thirrje Bullgarisë që të miratojë sot në Samitin e BE-së propozimin për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
“BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë.
I bëjmë thirrje Parlamentit Bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për miratim sot siç është propozuar më herët.
Kreu i opozitës bullgare Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë”, shkruan Varhelyi.
Kujtojmë se ditën e djeshme Bullgaria hoqi veton nga Maqedonia e Veriut duke ju dhënë kështu një dritë jeshile çeljes së negociatave. Por disa oë pas heqjes dorë nga vetoja parlamenti bullgar rrëzoi qeverinë e kryeministrit Petkov.