Një fabrikë e mobiljeve është duke u djegur në periferi të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore
“Ka ndodhur një zjarr në një mobileri të madhe në periferi të Prizrenit. Mobileria është mbi një mijë m2. Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Bytyqi.
Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta shuajnë zjarrin.