Rreth 60 ari të mbjella me grurë janë përfshirë nga zjarri të hënën nën fshatin Bardh i Vogël i Fushë Kosovës.
Policia njofton se rastin në polici e ka raportuar pronari i tokës.
Rasti në polici është hapur si zjarrvënie.
“Fsh. Bardh i Vogël, Fushë Kosovë 11.07.2022 – 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri rreth 60 ari të mbjella me grurë”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit.
Rasti vazhdon të hetohet.